Shqip

Remonter En Francais Shqip

 

                  SHqiperia,

        vendi i shqiponjave .   

Kufijte pas 1913 Pak histori Emri " Albania"  

          

Te gjithe vendet kane nevoje per njehje. Sepse te njehesh do te thote te kuptosh nje vend. Dhe per mirekuptim kane nevoje te gjithe, sidomos popujt e vegjel. Mirepojane pikerisht ketaqe me se shumti vuajne prej mosnjehjes.Ndonese ne boten moderne mejetet e informacionitkane arriturr nje zhvillim te papare, pikerisht vendet e gadishullit ballkanik  jane midis atyre qe kane vuajtur e vazhdijne te vuajne prej mosnjehjes. Ne kontinenetin Evropian Shqiperia    eshte padyshim vendi qe me shume se cilido tjeter e ka provuar se c'eshte llahtara e izolimit dhe e mosnjohjes, rrjedhimisht e goditjeve te verbera qe mund te shkaktohen prej saj. Me ngutshem se te tjeret ajo ka nevoje per t'u njohur, domethene per tu kuptuar . Por edhe pse diktatura komuniste, kjo alibi e Europes per mosvemendjen ndaj ketij vendi, ka vite qe ka rene, mosnjohja e perligjur tashme ndaj Shqiperise, vazhdon. 

  Shqiperia ben pjese ne treven ballkanike dhe zbulimi i saj eshte pjese e njohjes se pergjithshme te ketij gadishulli qe dikur ka pjelle drite dhe sot nxin nga urrejtja dhe turpi. Gjithe demonet vertiten sot ne kete zone. Histori, mitet, emblemat, kockat e mbreteve apo shenjtoreve jane nxjerre nga varretper t'i sherbyer me shume genjeshtres sesa te vertetes. Me fjale te tjera per t'i sherbyer ketij tmerri dhe ketij turpi.

  E verteta per kete vend eshte e pandare nga e verteta e pergjitheshme e gadishullit. Ajo eshte sa e nderlikuar aq edhe e thjeshte. Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe qe duke qene nga me te vjetrit e kontinentit, i ka humbur nderkaq gjysmat e trojeve dhe te popullsise. Te tregohesh  koprac me kete vend, te besosh mitet dhe mashtrimet qe duan te justifikojne kete prerje, madje te lakmosh ta presesh edhe me kjo eshte e papranueshme .

  Shqipetaret permendin shpesh autoktonine e tyre  dhe vazhdimesine ilire, jo pse jane obseduar prej historise, as per vanitet ose krenari boshe, po sepse kjo eshte mbrojtja e pare e tyre.  T'u kerkosh shqipetareve te mos permendin autoktonine, qofte edhe kur kjo kerkese behet me qellim paqesimi, eshte njelloj sikur gjate nje dyluftimi, njerit prej dyluftueseve t'i heqesh mburojen ne kohen qe tjetrit i ke lene shpaten.

                                                              ISMAIL KADARE